Shënoi golin e 22-të në kampionat dhe dërgoi Granadën vetëm 3 hapa larg rikthimit në La Liga, Uzuni ngjitet në… podium
Postuar: Maj 5, 2023 | 23:43
Myrto Uzuni u rikthye përsëri te goli. Sulmuesi i kombëtares shqiptare tundi rrjetën sot në një ndeshje vendimtare për fatin e Granadës sa i përket ngjitjes në La Liga.
Në minutën e 22-të të ndeshjes në transfertë ndaj një rivali direkt si Alavesh, Uzuni prishi ekuilibrin duke i dhënë avantazhin skuadrës së Granadës nëpërmjet një penalltie të fituar po nga ai, të transformuar saktësisht, ndërkohë që vendasit barazuan në pjesën e dytë, duke bërë që sfida të përfundonte me shifrat 1-1.
Ky ishe goli i 22-të i sulmuesit në këtë kampionat, teksa Granada mban vendin e dytë në kampionat kur janë edhe 3 ndeshje për t’u luajtur dhe rikthimi në La Liga duket shumë pranë.
Kujtojmë që ndeshjen e radhës Granada e Uzunit e luan në shtëpi ndaj Lugos, që matematikisht ka rënë nga kategoria, teksa në rast triumfi në këtë duel, skuadra e shqiptarit do të jetë vetëm 2 hapa larg La Ligës.
Për sa i përket vlerësimin në fundin e takimit, në bazë të notave të paraqitura nga “Flashscore”, talenti beratas, rezulton më i miri në fushën e lojës për të tijët, teksa ka marrë notën 7.6.
PANORAMASPORT.AL
VIDEO/ “Zemra” e Uzunit vlen 1 pikë, bomberi mban Granadën në vendin e dytë dhe shumë pranë La Liga
