Tue, Jul 1, 2025

“Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës”, Meta: Gëzon respekt të jashtëzakonshëm, rreth tij janë bashkuar lezhjanët e të gjitha partive

  • PublishedMay 12, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaron se një doktor Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës.

Meta ka publikuar foto nga takimi elektoral i fundit në Lezhë, teksa thekson se Pashk Gjoni gëzon një mbështetje dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe rreth emrit të tij janë bashkuar të gjithë lezhjanët, të të gjitha partive.

POSTIMI I PLOTË
Një nga kënaqësitë e kësaj fushate elektorale ka qenë njohja me Dr.Pashk Gjonin.
Dr.Pashk Gjoni do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Lezhës, sepse ai gëzon një mbështetje dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe rreth emrit të tij janë bashkuar të gjithë lezhjanët, të të gjitha partive.
Më 14 Maj, Lezha do të zgjedhë Ndryshimin dhe me Dr. Pashk Gjonin, Bashkia e Lezhës do t’i rikthehet qytetarëve.
Bashkë????Fitojmë!✌️????????
#PartiaLirisë #BashkëFitojmë #Lezhë #PashkGjoni #14Maj #NdryshimMeÇdoCmim

  • foto galeri
  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.