Tue, May 12, 2026

Pas Kleas dhe Elgitit, duket se një tjetër dasmë do të vijë së shpejti në showbizin shqiptar

Pas Kleas dhe Elgitit, duket se një tjetër dasmë do të vijë së shpejti në showbizin shqiptar
  • PublishedJune 6, 2023

Dyshja e dashur për publikun, Lindi Islami dhe Venera Lumani, kanë qenë një prej çifteve të ftuar në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e djeshme.

E mesa duket pas pjesmarrjes në këtë dasmë, edhe ata kanë në plan të bëjnë një ceremoni martesore.

Ndoshta jo këtë verë, por së shpejti dhe këtë e themi nisur nga fotoja që ata kanë postuar së fundmi nga dasma e çiftit.

Bashkëngjitur me një selfie ku shfaqen bashkë, Venera shkruan: “Po ne, kur?”

Kujtojmë se Venera dhe Lindi vazhdojnë karrierën e tyre në muzikë pas pjesmarrjes në “The Voice of Albania”, aty ku filloi edhe romanca e tyre.