Thu, Nov 20, 2025

Presidenti niset drejt Sllovenisë për vizitë zyrtare, Begaj takime me homologen dhe kryeministrin slloven

Presidenti niset drejt Sllovenisë për vizitë zyrtare, Begaj takime me homologen dhe kryeministrin slloven
  • PublishedJuly 12, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me ftesë të Presidentes së Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të zhvillojë në datat 13-14 korrik 2023, një vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Ceremonia e mirëseardhjes nis ditën e enjte, dhe pas takimeve kokë më kokë dhe mes dy delegacioneve, në orën 11:45, Presidentët Begaj dhe Pirc Musar do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rezultatet e pritshme të kësaj vizite në marrëdhëniet dypalëshe.

Në qendër të bisedimeve me Presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, do të jenë bashkëpunimi dypalësh, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik, integrimi evropian dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe efektet e agresionit rus në Ukrainë për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm.

Përveç, ceremonive zyrtare dhe takimeve me Presidenten Pirc Musar, Presidenti Begaj, do të zhvillojë takime të veçanta edhe me Kryeministrin e vendit, Dr. Robert Golob, si dhe Kryetaren e Asamblesë Kombëtare, znj. Urshka Kakoçar Zupançiç.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.