Mon, Jun 23, 2025

VIDEO/ Aksident në Tiranë-Durrës, kamioni çan trafikndarësen dhe kthehet kryq në autostradë, trafik i rënduar

  • PublishedJuly 15, 2023

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës pasditen e sotme, ku janë përplasur dy kamionë. Në pamjet e siguruara nga “” shihet se njëri prej kamionëve ka çarë trafikndarësen duke u kthyer kryq në autostradë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun e krijuar nga aksidenti.

AlbaniaWeb.net