Thu, Nov 20, 2025

Eskperiencë dhe klas, Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, zyrtarizon mesfushorin që ka kontribuar shumë për Barcelonën

Eskperiencë dhe klas, Inter Miami nuk mjaftohet me Messin, zyrtarizon mesfushorin që ka kontribuar shumë për Barcelonën
  • PublishedJuly 17, 2023

Inter Miami nuk ndalet. Klubi amerikan i MLS ka zyrtarizuar një tjetër afrim të bujshëm. Pasi firmosi me Messin, Inter Miami ka nënshkruar me mesfushorin e larguar nga Barcelona, Sergio Busquets.

Busquets do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2025. “Jam i emocionuar të mirëpres Sergio Busquets në Inter Miami. Që nga dita e parë që kemi filluar punën, ne kemi vendosur të sjellim lojtarët më të mirë në botë në Inter Miami” – tha mes të tjerash menaxheri Jorge Mas. 35-vjeçari është preferuar nga Inter Miami për shkak të eksperiencës që spanjolli ka mbi supe.

()

AlbaniaWeb.net