Thu, Nov 20, 2025

Aksident në Fier, makina përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

Aksident në Fier, makina përplaset me trafikndarësen dhe përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
  • PublishedJuly 19, 2023

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 15:00 në “By-pass”-in e Fierit, në afërsi të spitalit Memorial. Mësohet se një automjet është përplasur me trafikndarësen e si pasojë është përmbysur në mes të rrugës.

Paraprakisht mësohet se është lënduar drejtuesi i mjetit ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e humbjes së drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij.

Rrugorët e Fierit kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes për të normalizuar trafikun në një aks me frekuentim të lartë, ndërsa po punohet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit.

AlbaniaWeb.net