Sun, Nov 23, 2025

Lojë nervash mes Tottenham dhe Bayern Munchen, bavarezët insistojnë për Kane, mendojnë ofertën stratosferike

Lojë nervash mes Tottenham dhe Bayern Munchen, bavarezët insistojnë për Kane, mendojnë ofertën stratosferike
  • PublishedJuly 22, 2023

Telenovela e lidhur me të ardhmen e Harry Kane vazhdon, me fundin e serive që duket ende shumë larg. Prej disa kohësh, qendërsulmuesi i Tottenhamit është në “lupën” e Bayern Munich, i cili duket se e ka bindur lojtarin, por gjen rezistencë të madhe nga klubi londinez. Spurs, në fakt, kanë refuzuar ofertën e parë nga bavarezët të gatshëm të shpenzojnë 70 milionë për të sjellë Kane në “Allianz Arena”.

Pavarësisht kësaj përgjigje negative, Bayern nuk po dorëzohet dhe duket se kampionët e Gjermanisë besojnë shumë se do të ketë një fund të lumtur mes palëve. Sipas raportimeve të Bild, Bayern është gati të arrijë edhe shifrën e 100 milionë-ve, vetëm e vetëm që transferimi të kryhet. Kjo shifër mund të tundojë Tottenham, çka do bënte që klubi i Premier League të dorëzohet.

()

AlbaniaWeb.net