Fri, May 16, 2025

Kampionët e Italisë “tregojnë dhëmbët”, katër gola për triumfin në miqësore, shkëlqejnë sulmuesit

  • PublishedJuly 29, 2023

Napoli ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia mundi me shifrat e pastërta 4-0 ekipin turk të Hatyaspor.

Në pjesën e parë, sulmuesi nga Nigeria, Victor Osimhen realizoi dopietë, duke treguar klasin e tij edhe në takime që nuk kanë ndonjë peshë të madhe. Në pjesën e dytë shkëlqeu një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për Simeone, që “tundi rrjetën” dy herë. Kampionët e Italisë sfidojnë Gironën në një test miqësor pas pak ditësh.

Në miqësoret e tjera të luajtura këtë të shtunë pasdite, Real Sociedad mundi 1-0 gjermanët e Bayer Leverkusen, ndërsa West Ham u imponua me shifrat 3-1 ndaj Rennes.

()

AlbaniaWeb.net