Sat, May 17, 2025

Mbyllet votimi në PD, gara mes Bashës dhe Gjergj Hanit, ja deputetët që morën pjesë në proces

  • PublishedJuly 29, 2023

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike. Në garë është ish-kreu i PD Lulzim  Basha dhe Gjergji Hani.

Ndërkohë mësohet se Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë deputetët e PD që kanë votuar sot në procesin për Kryetar.

Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si antistatutor dhe duke mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për anulimin e zgjedhjeve.

Kujtojmë që PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.

()

AlbaniaWeb.net