
Kjo është banesa ku Gjergji Mullalli, 55-vjeç u fsheh pasi vrau me armë zjarri dhe hodhi në pusetë gruan e tij Luiza Mullallin 46-vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Zëmblak të Maliqit, teksa autori pas krimit u arratis. Policia u vu në kërkim të tij dhe ditën e sotme rrethoi fshatin për ta kapur.
55-vjeçari qëlloi disa herë ndaj policisë nga banesa e braktisur ku ishte fshehur dhe siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga gazetarja Lorena Kodra, shenjat e plumbave janë ende në mur.
Po kështu në vendin ku u vetëvra janë ende gjurmët e gjakut.
Siç shihet 55-vjeçari dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë. Sipas policisë, dje gjatë kontrollit të ushtruar në banesë kanë gjetur një letër të shkruar nga autori. Në letër ishte shkruar se do të vriste bashkëshorten dhe më pas edhe veten.
Çifti ishin prindër të tre fëmijëve dhe në proces divorci. Gruaja jetonte me djalin, teksa dy vajzat jetojnë në Greqi me familjet e tyre.
45-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, pas dhunë së vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj që solli dhe krimin e rëndë.
-
VIDEO/ Vrau gruan dhe më pas veten, ja momenti kur policia rrethon zonën për kapjen e autorit në Maliq. Shihni pamjet nga operacioni
-
Hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas u vetëvra, krimi në Maliq, çfarë ndodhi me 55-vjeçarin pasi ekzekutoi gruan. La një letër se…
-
Ngjarja në Maliq, Balla takim me strukturat e Policisë së Korçës: Do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar
-
Ekzekutoi gruan dhe e hodhi në një gropë septike, gjendet i vetëvrarë autori
-
“Kishte tentuar ta mbyste më parë”, vrasja e 46-vjeçares në Maliq, babai: Policia e kishte thirrur disa herë burrin, por…
-
FOTO/ U vra nga bashkëshorti dhe u hodh në gropë septike, kjo është 46-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve
-
Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, burri ende në kërkim. Policia jep detajet: E qëlloi me armë zjarri dhe e hodhi në një gropë septike
-
Krimi në Maliq/ “Burri vetëm pinte”, flet nëna e viktimës: E priti sa u kthye nga puna. Pashë një çarçaf, dyshoj se…
-
Vrau gruan në Maliq dhe trupin e hodhi në gropën e ujërave të zeza, detajet të reja. Ngjarjen në Polici e raportoi…
-
Vrasja në Maliq/ “Prej 8 vitesh djali i tyre stërvitej në ekipin tim”, flet trajneri: Kanë pasur probleme si familje. Burri ishte…
-
Në proces divorci dhe probleme me alkoolin/ Vrau gruan dhe e hodhi në një gropë të ujërave të zeza, del fotoja e autorit
-
Në proces divorci/ Burri vret gruan në Maliq dhe e hedh në një gropë të ujërave të zeza, policia në ndjekje të autorit (EMRAT)