Fri, Dec 5, 2025

Krushkat e kalojnë paraditen bashkë, mamatë e Luizit dhe Kiarës fotografohen së bashku në Tiranë

Krushkat e kalojnë paraditen bashkë, mamatë e Luizit dhe Kiarës fotografohen së bashku në Tiranë
  • PublishedJuly 31, 2023

Marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës vazhdon të tërheqë vëmendje edhe pas përfundimit të Big Brother Vip Albania.

Ditën e sotme paparazzi i Vip Magazine ka fotografuar mamatë e tyre teksa kalojnë kohë së bashku në kryeqytet.

Ato janë parë në rrugën Myslym Shyri në Tiranë, pikërisht aty ku çifti janë vendosur përkohësisht.

Çdo lëvizje e dyshes Luiz Kiara kthehet në lajmin kryesor të ditës në radhët e vipave shqiptarë dhe kështu që nuk mund të kalonte pa u vënë re as ky hap i rëndësishëm që ata kanë hedhur në raportin e tyre.