Sat, Nov 22, 2025

Në ‘gjueti’ të personave të armatosur, Balla: Karshillëk ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Porosia për policinë

Në ‘gjueti’ të personave të armatosur, Balla: Karshillëk ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Porosia për policinë
  • PublishedJuly 31, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është vepër penale dhe mosbindje ndaj ligjit.

Balla në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ ka nënvizuar se Policia e Shtetit do të ketë vëmendje të shtuar ndaj kësaj vepre penale, duke intensifikuar kontrollet.

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”.
()

AlbaniaWeb.net