Fri, Dec 5, 2025

Onana në rolin e liderit në Manchester: Kërkoj shumë nga shokët e skuadrës, nder për mua që luaj me këta mbrojtës

Onana në rolin e liderit në Manchester: Kërkoj shumë nga shokët e skuadrës, nder për mua që luaj me këta mbrojtës
  • PublishedJuly 31, 2023

Andre Onana po luan ndeshjet e para me fanellën e Manchester United. Portieri i njohur ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, pas humbjes 3-2 ndaj Dortmund në miqësore.

“Kërkoj shumë nga bashkëlojtarët e mi, sepse edhe ata presin shumë nga unë. Ndjej besimin tek unë, është një nder për mua të luaj me këta mbrojtës” – Tha ai. “Gardiani” nga Kameruni Onana me siguri do të jetë zgjedhja e parë për portën për Ten Hag.

Gjatë sfidës miqësore të djeshme, portieri nuk hezitoi të bënte edhe rolin e liderit, ku shpeshherë dëgjohej teksa këshillonte shokët e skuadrës.

()

AlbaniaWeb.net