Fri, Aug 22, 2025

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, plagosen drejtuesit e mjeteve

  • PublishedAugust 5, 2023

Një aksident automobilistik ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet me dije se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë.

Sakaq, mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.

AlbaniaWeb.net