Fri, Aug 22, 2025

“Inter është favorit për të fituar titullin, mos të harrojmë se edhe Napoli do jetë në garë”

  • PublishedAugust 5, 2023

Kush do të fitojë titullin në Serie A? Kjo është pyetja që mundon tifozët e futbollit italian. Ish-trajneri i njohur, Luigi del Neri ka dhënë mendimin e tij, për mediat.

“Unë e shoh Interin si favorit. Dzeko dhe Lukaku janë larguar, por Lautaro është më i përgjegjshëm dhe Frattesi është një mesfushor i madh. Finalja e Champions League ka rrënjosur më shumë siguri dhe bindje te Interi, i shoh ata më të fokusuar në kampionat.

Nuk duhet të harrojmë Napolin. Është e vështirë të rifitosh përsëri por Spalletti ka lënë një trashëgimi të madhe. Milan dhe Juve kanë kalibër për të hyrë sërish në garë” – Tha ai.

()

AlbaniaWeb.net