E ka mbajtur gjithmonë sekret, por Arbana Osmani na zbulon bashkëshortin e Xhemi Shehut(VIDEO)

Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private. Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here foto me djemtë, por jo të bashkëshortit të saj.
https://www.youtube.com/watch?v=Psrvu_57ehs
Por moderatorja Arbana Osmani ka ndarë së fundmi një foto nga ku po darkonin shoqet e ngushta, në shoqërinë e bashkëshortëve të tyre.
Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë. Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.
