Wed, May 6, 2026

Të gjithë kundër Lukakut, askush nuk e dëshiron belgun në Torino, por Juve bën “skonto” për Vlahovic

Të gjithë kundër Lukakut, askush nuk e dëshiron belgun në Torino, por Juve bën “skonto” për Vlahovic
  • PublishedAugust 8, 2023

Në Torino të paktë janë ata që e duan Romelu Lukakun, tifozët kanë dalë kundër prej kohësh, ndërsa së fundmi, sipas një sondazhi të kryer nga La Gazzetta dello Sport, 20 ish lojtarë të famshëm të Juves kanë dalë kundër Lukakut, më saktë janë pro Vlahovic. Edhe në Londër situata është pak a shumë e njëjtë, pasi trajneri Pochettino nuk është shumë i bindur për Vlahovic, por drejtuesit e klubit, së fundmi edhe trajneri, janë gati të bëjnë gjithçka vetëm që Lukaku të largohet.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pavarësisht këtyre detajeve, Juve dhe Chelsea, vijojnë negociatat ndërmjet tyre. Në nivel ekonomik, Juve ka zbritur pak nga kërkesat, nga 40 milionë euro, tani janë të kënaqur edhe me 30 milionë euro kesh, plus 5 të tjera bonuse për Vlahovic, përfshi këtu edhe kartonin e Lukakut. Chelsea për momentin nuk ofron më shumë se 20 milionë euro kesh, plus bonse për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”.

Tuttosport
Tuttosport

Diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e vogël që të mbyllet për çështje orësh, por nuk është as shumë e madhe për ta konsideruar të pamundur. Në lidhje me lojtarët, për kontratat personale, nuk ka asnjë problem, Lukaku është dakord me një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.

()

AlbaniaWeb.net