Vrasja e 55-vjeçarit në Vlorë nga djali i anëtares së KLP-së/ Salianji: Funksionarët e shtetit janë të përfshirë në ngjarjet kriminale

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një lidhje live përmes Skype-it në rubrikën “Opinion” në News24, foli për ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku humbi jetën 55-vjeçari Armando Meshau. Ky i fundit u vra nga Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së.
Salianji u shpreh se funksionarët e shtetit janë të përfshirë në ngjarjet kriminale dhe se ngjarja e djeshme ishte një ngjarje e përsëritur, Deja Vu.
“Ligji nuk ekziston për banditët e lidhur me pushtetin. Ngjarja e djeshme është një ngjarje e përsëritur, Deja Vu. Njerëz të lidhur me pushtetin ndërhynë, përcaktojnë se kush do emërohet në administratën publike, cilët janë njerëzit që do jetojnë dhe janë këta që kanë larguar 500 mijë shqiptarë nga vendi.
Çdo ngjarje kriminale janë personazhe që janë funksionarë të lartë të shtetit dhe njerëz që mbledhin vota për PS-së e për ta ligji nuk ekziston. Ka njerëz që pasurohen në kurriz të popullit. Janë ngjatje të cilat janë paralajmëruar, njerëz që jo se shteti s’ka kapacitet, por vullnet vijojnë të kryejnë aktivitetet kriminale. Dhe kur vijnë zgjedhjet elektorale blejnë vota”, u shpreh Salianji.
