Sat, Nov 22, 2025

Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në livadh, në gjendje të rëndë dy persona

Aksident në Bulqizë, makina del nga rruga dhe përfundon në livadh, në gjendje të rëndë dy persona
  • PublishedAugust 10, 2023

Dy persona kanë mbetur mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Bulqizë pasi mjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në livadh.

Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Vajkal, vetëm dy kilometra nga qyteti i Bulqizës në drejtim të Peshkopisë.

Dy personat që ndodheshin në automjet kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spitalin e Bulqizës.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për aksidentin, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin bashkiak të Bulqizës.

() 

AlbaniaWeb.net