Fri, May 9, 2025

DETAJE/ Rreth 15 vite pa ardhur në Shqipëri, u qëllua me një plumb në kokë, del fotoja e 51-vjeçarit të vrarë në Greqi (EMRI)

  • PublishedAugust 12, 2023

Personi që shihni në foto është 51-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë me një plumb në kokë në oborrin e banesës së tij në Salaminë, në Greqi.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Aleksandër Zaka, nga Lushnja. Zaka u gjet pajetë nga shoku i tij, me inicialet F.P. Ky i fundit po merret në pyetje nga autoritetet.

Mësohet se Zaka kishte 15 vite pa u kthyer në vendndlindje, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se autor është një bashkëkombës i tij.

  • foto galeri

Ndër të tjera theksohet se 51-vjeçari rezultonte pa precedentë penalë.

()

AlbaniaWeb.net