Mon, May 12, 2025

Mjafton një gol, Vllaznia mposht Tiranën në miqësore

  • PublishedAugust 12, 2023

Vllaznia dhe Tirana po përgatiten për sezonin e ri futbollistik. Shkodranët dhe bardheblutë zhvilluan sot një ndeshje miqësore në “Selman Stërmasi”, takim që përfundoi në shifrat 1-0 në favor të skuadrës së drejtuar nga Migen Memelli.

Autori i golit të vetëm të takimit është Stojanovic. Djemtë e Shehit u përpoqën të reagojnë, por nuk ia dolën dot të barazojnë shifrat.

Formacionet:

Tirana: Lika, Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Jonuzi, Hila, Lushkja, Abazaj, Latifi, Kaina.

Vllaznia: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Spahija, Çeshmedijev, Krymi, Boshnjaku, Mala, Çoba, Balaj.

()

AlbaniaWeb.net