Thu, Aug 21, 2025

Pas disa orësh, RENEA arriti të futej në banesën e 62-vjeçarit të armatosur, por nuk e arrestuan dot

  • PublishedAugust 12, 2023

Pas disa orësh, RENEA ka mundur që të futet brenda banesës së 62-vjeçarit Ramiz Muçollari, por pa mundur ta  arrestojnë atë. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Lorena Kodra.

Pas tentativave të dështuara për t’u dorëzuar, RENEA e ka ekzekutuar atë.

Kujtojmë se Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar, i cili ishte i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, mbajtën të rrethuar zonën, ndërsa 62-vjeçari nuk ka pranuar të dorëzohet dhe vijoi të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Mëngjesin e sotëm RENEA arriti të futej deri në katin e dytë të banesës së tij ndërsa ai  qëndronte i fshehur në papafingo. Pas disa tentativash, RENEA ka mundur që ta lokalizojë autorin, por sërish mes tyre, sipas policisë, ka pasur përplasje me armë, e si pasojë Muçollari ka mbetur i vrarë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi Ramiz Muçollari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

 

AlbaniaWeb.net