Sat, Apr 26, 2025

Milionat e arabëve bëjnë për vete Nejmarin, sulmuesi brazilian gati transferimin te skuadra e…

  • PublishedAugust 13, 2023

Padyshim që Nejmar Jr ishte një tjetër nga emrat e përfolur këtë merkato vere, me yllin brazilian që i komunikoi PSG-së se dëshira e tij ishte për t’u larguar.

Në garë për të ishin shumë klube, por duket se vetëm një ia ka dalë me sukses që të bindë 31-vjeçarin dhe nuk është Barcelona.

Mësohet se Nejmar ka pranuar një ofertë të bujshme nga Arabia Saudite për t’u bashkuar me skuadrën e Al-Hilal.

Akordi mes klubit dhe lojtarit është drejt fundit, teksa tashmë pritet vetëm përgjigja e PSG-së, që gjithashtu nuk do ta mbajë më në skuadër brazilianin.

AlbaniaWeb.net