Sat, Apr 26, 2025

Avokatët kërkojnë lirinë, nis në GJKKO seanca për Fredi Belerin

  • PublishedAugust 21, 2023

Nis në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Seanca mbahet për zëvendësimin e masës së sigurisë, teksa Beleri akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Avokatët e tij kërkojnë masë më të lehtë sigurie dhe mbahet pa praninë e medias.

GJKKO-së i kërkohet zëvendësimi i arrestit me burg me një masë tjetër në liri, për t’i mundësuar Fredi Belerit betimin si kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Himarës.

Ai mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.

AlbaniaWeb.net