Sat, May 10, 2025

NOTAT/ Shkëlqen Ramadani, Gjimshiti e Bajrami e nisin si titullarë, Hysaj në stol

  • PublishedAugust 21, 2023

Me Berat Gjimshitin titullar dhe 90-minuta në fushë, Atalanta e nis me fitore këtë sezon të ri të Serie A. Bergamaskët triumfuan në transfertë përballë Sassuolo-s me rezultatin e pastër 0-2, por vuajtën jo pak teksa goli i parë erdhi në minutën e 83-të nga De Ketelaere, një debutim ëndrrash për ish fantazistin e Milanit. Në fund, në shtesë, ishte Zortea që dyfishoi shifrat. Berat Gjimshiti u vlerësuan me notën 6,5 në këtë sfidë ku nuk u impenja shumë, ndërsa Nedim Bajrami zbriti në fushë si titullar, por u zëvendësua në minutën e 62-të. Një ndeshje për tu harruar për fantazistin kuqezi, i vlerësuar me notën 5.

Një debutim shumë i mirë për mesfushorin shqiptar Ylber Ramadani, Lecce e tij e nis me fitore këtë sezon të ri në Serie A duke mposhtur Lazio me përmbysje 2-1. Ramadani zbriti në fushë si titullar dhe 90-minuta të plota, nga më të mirët në rolin e tij:

Ramadani
Ramadani

“Lufton, vrapon pafund. Nga këmbët e tij lindi një nga aksionet më të mira të Lecces”, nota 6,5 për Ramadanin. Nuk u aktivizua për asnjë minutë Elseid Husaj, me anësorin kuqezi që nuk është rikuperuar plotësisht.

Me blof e nis sezonin e ri edhe Roma. Ekipi i Jose Mourinho-s ngeci në shtëpi në një barazim 2-2 përballë Salernitanas. Belotti dhe Candreva ishin protagonistë absolut në këtë sfidë duke realizuar nga një “dopietë” golash për kokë. Nuk ishte në dispozicion të Mourinho-s për këtë sfidë, Marash Kumbulla.

()

AlbaniaWeb.net