Thu, Dec 18, 2025

Gati qirinjtë! Flor Mumajesi feston sot datëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush

Gati qirinjtë! Flor Mumajesi feston sot datëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush
  • PublishedAugust 24, 2023

Kantautori dhe këngëtari i njohur Flor Mumajesi sot feston datëlindjen e tij të 41-të.

Këngëtari mori disa urime nga kolegët dhe miqtë e tij, dy nga urimet e para në mesnatë i ka marrë nga dy shokët e tij më të mirë, Bruno dhe Klajdi Haruni.

Këngëtari është vlerësuar nga publiku për  tekstet e këngëve të shumta, si edhe për zërin e tij të veçantë.

Përsa i përket jetës private, këngëtari është treguar gjithmonë i rezervuar, duke mos konfirmuar asnjë lidhje dashurie apo duke mos zbuluar asgjë rreth jetës së tij.

Ndërkaq mbetet për t’u mësuar vendi ku do të organizohet festa e datëlindjes.