Wed, Apr 23, 2025

“Kriminale ajo që po ndodh në malin me plehra të Elbasanit”, deputeti Sula për zjarrin pranë inceneratorit: Prokuroria të çojë para përgjegjësisë…

  • PublishedAugust 26, 2023

Deputeti Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë fushën e plehrave pranë inceneratorit të Tiranës.

Deputeti Sula e ka cilësuar ngjarjen kriminale, ndërsa shton se janë shpenzuar miliona euro, por që në fakt është ndotur e gjithë zona.

STATUSI:

Kriminale ajo që po ndodh në malin me plehra të Elbasanit.

-Mbi 30 milionë euro të shpenzuara nga lekët e qytetarëve për ta ndërtuar gjasme inceneratorin.

-Miliona euro të tjera të marra nga bashkitë e Elbasanit për të inceneruar plehrat por në fakt thjesht grumbulloheshin për të bërë malin me plehra që po ndot gjithë qarkun dhe Shqipërinë.

-Kur e denoncova herën e fundit në Parlament këtë skandal, Ministri i Brendshëm aktuali më sfidoi të shkonim bashkë për të parë inceneratorin që punonte. Koha eshtë ilaçi më i mirë i përgënjeshtrimeve.

-Sot Prokuroria duhet të çojë para përgjegjësisë autorët e këtij krimi mjedisor dhe financiar.

AlbaniaWeb.net