Sat, Apr 19, 2025

Zhbllokohet Myrto Uzuni, shënon golin e parë sezonal në La Liga

  • PublishedAugust 26, 2023

Atë që s’bëri dot Vedat Muriqi, e bën Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës me 11-metërsh, në duelin ndaj Majorkës së Muriqit, të vlefshëm për javën e tretë të La Ligës.

Zhbllokohet që në minutën e 13-të derbi i shqiptarëve (Uzuni-Muriqi) në kuadër të javës së tretë të La Liga-s. Vendësit kaluan në epërsi falë golit të shënuar nga Miguel Rubio, që shfrytëzoi në maksimum krosimin e veteranit Callejon nga e djathta e sulmit.

Festë për skuadrën andaluze, ku luan sulmuesi beratas, trishtim për ishullorët, që shpresojnë te cilësitë e sulmuesit “dardan” për të marrë pikë në këtë transfertë. Vetëm pesë minuta më vonë, Muriqi dështoi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, për të dytën herë në këtë fillim sezoni.

Gjithsesi, Mallorca ia doli të barazonte me Prats, me Muriqin që e shtyu topin me gjoks drejt rrjetës pasi e kishte kaluar vijën fatale. Sapo nisi pjesa e dytë, Zaragoza i dha epërsinë Granadas pas një veprimi të bukur në hyrje të zonës.

GOLI UZUNIT

Golin e sigurisë për Granadan e relaizoi pikërisht Myrto Uzuni me 11-metërsh. Ishte finalizimi i parë për futbollistin e Kombëtares Shqiptare në këtë sezon.

()

AlbaniaWeb.net