1 mijë dollarë bileta, tifozët “protestë” për Messi-n, por “pleshti” i ndëshkon. Inter Miami thyen letargjinë në MLS
11 ndeshje radhazi pa fitore në MLS, por historia është ndryshe me Leo Messin në skuadër. Inter Miami i jep fund letargjisë në kampionat, këtë e bën duke thyen Neë York Red Bull me rezultatin e pastër 2-0. Ekipi nga Florida kaloi në avantazh në minutën e 37-të me Gomez, ndërsa Messi festonte nga bankina. Me kalimin e minutave, në “Red Bull Arena”, në shtëpinë e Neë York, afro 20 mijë tifozë filluan të thërrisnin në korr emrin e Leo Messit, fundja më të drejtë pasi kishin paguar deri në 1 mijë dollarë për një biletë, për të parë argjentinasin në fushë.
Tata Martino u dorëzua përballë presionit të publikut, duke hedhur në fushë në minutën e 60-të dyshen Messi-Busquest. Me një aksion fantastik, të ideuar nga këmbët e tij, Messi finalizoi me portën e boshatisur në minutën e 89-të duke hipotekuar fitoren e Inter Miamit. Ky ishte goli i tij i 11-të në 9 ndeshje. Pasi i dhuroi pak ditë më parë trofeun e parë, Messi udhëheq ekipin nga Florida edhe në kampion, impakti i tij te ky ekip është më të vërtetë i jashtëzakonshëm.
()