Sat, May 10, 2025

Mbappe e nis titullar dhe shënon dy gola, PSG merr fitoren e parë sezonale

  • PublishedAugust 27, 2023

PSG merr fitoren e parë në Ligue 1, pasi dy barazimeve të shënuar në start ndaj Lorent dhe Toulouse. Kampionët në fuqi të Francës iu imponuan 3-1 Lensit, me dygolëshin e Kylian Mbappesë dhe finalizimin e Asensios, që zhbllokoi ndeshjen.

Goli i Guilavogui në minutën e pestë shtesë i vlejti vetëm për statistikë Lensit. Parisi e realizoi golin e parë pak para se të jepej koha shtesë e fraksionit hapës, ndërsa me fillim e pjesës së dytë do të dilte në skenë Mbappe, që shënoi pas pasimit të marrë nga Lucas Hernandez.

https://www.youtube.com/watch?v=jT5McdEIRTg

Golin e sigurisë Mbappe e shënoi golin e 3-0 sapo nisi koha shtesë, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen. Tre gola për tri pikë, duke bërë që kampionët në fuqi të rikthehen menjëherë për mbrojtjen e titullit.

()

AlbaniaWeb.net