Fri, May 9, 2025

I mjaftojnë vetëm pak minuta në fushë, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Lazion

  • PublishedSeptember 2, 2023

Sulmuesi shqiptar, Flavio Sulejmani ka shënuar golin e parë me Lacio U-19 pas 4 minutash lojë. Teksa rezultati ishte 0-1 për Verona U19 trajneri vendosi të futë në lojë Sulejmanin, teksa ky ndryshim i ka dhënë menjëherë frytet.

Futbollisti ka rikthyer baraspeshën, teksa në të 48’ Di Tomaso ka shënuar golin e avantazhit për vendasit. Aktualisht ekipi i Sulejmanit udhëheq sfidën me rezultatin 2-1.

AlbaniaWeb.net