Fri, May 9, 2025

Pushuesit nga Kosova i humb portofoli me para e dokumente në Himarë, policia e gjen brenda disa orësh

  • PublishedSeptember 2, 2023

Një tjetër rast i policisë që i vjen në ndihmë turistëve e pushuesve që zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet.

Një pushues nga Kosova ka humbur pasditen e djeshme portofolin në një ambient në plazhin e Jalës, brenda të cilit kishte dokumente të rëndësishme dhe një shumë parash. Në orët e mbrëmjes, pushuesi ka njoftuar postën e policisë së Himarës, e cila ka nisur menjëherë veprimet.

5e793208 7825 4634 86ed 960886bb01b0
5e793208 7825 4634 86ed 960886bb01b0

Mëngjesin e sotëm, pas disa minutash kërkime, efektivët kanë arritur ta gjejnë portofolin me dokumente dhe paratë që ndodheshin brenda dhe ia kanë kthyer pushuesit nga Kosova, me iniciale D.K.

Ky i fundit ka falënderuar policinë e Himarës për gatishmërinë dhe kthimin e portofolit brenda një kohe të shkurtër.

AlbaniaWeb.net