Fri, May 9, 2025

VIDEO/ Gol për panoramë, sulmuesi shqiptar dhuron “show” në elitën e futbollit suedez

  • PublishedSeptember 2, 2023

Sulmuesi shqiptar Albion Ademi, ishte heroi i Varnamos në elitën e futbollit suedez, në përballjen ndaj Elfsborgut. 24-vjeçari realizoi golin e fitores në triumfin 1-0, duke i dhuruar kështu 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Një realizim me të vërtet fantastik nga Ademi, që depërtoi bukur nga e djathta dhe pas një kombinimi mjaft të mirë, arriti të përshëndeste rrjetën nga pozicioni diagonal. Një gol për notën 10 ky i shqiptarit.  Ky ishte realizimi i 2-të në 19 ndeshje për Ademin që gjithashtu ka arritur të kontribuojë edhe me dy asiste.  

AlbaniaWeb.net