“Jam rikthyer”, Haaland tremb rivalët. “Bisha” realizon “tripletë”. Nuk ka shpëtim për Chelsea-n, i thyen edhe Nottingham
4 ndeshje 4 fitore, 12 pikë të plota në këtë fillim sezoni. Man.City është thjesht perfekt, ndërsa Guardiola shijon në maksimum lojtarin e vitit nga UEFA, Erling Haaland. “Bomberi” norvegjez bëri liderin për “qytetarët” duke realizuar një “tripletë” golash përballë Fulham, në suksesi 5-1 që City arriti të “Etihad”. Alvarz hapi siparin e golave në minutën e 31-të, i shërbyer nga Haaland, por festa nuk zgjati shumë pasi miqtë barazuan shifrat vetëm dy minuta më pas. Në fundin e pjesës së parë, në shtesë, Ake me kokë rikthehu edhe një herë City në avantazh.

Në pjesën e dytë, Haaland rrëmbeu skenën me një “tripletë” golash. Në minutën e 58-të, norvegjezi lëshoi sinjalin e parë ndërsa në të 70-tën nga pika e bardhë e penalltisë realizoi golin e dytë personal duke dërguar shifrat në 4-1. Në fund, në minutën e 95-të, biondi kompletoi “tripletën” e tij personale duke sigluar rezultatin final në 5-1: “Jam rikthyer, asnjë problem për mua. E kemi nisur pak lehtë sezonin, kjo pasi e mbyllëm vonë duke qenë se jemi ekipi më i mirë në botë, por do të përmirësohemi gjithnjë e më shumë”, u shpreh Haaland duke bërë dhe një batutë në lidhje me Guardiola-n i cili nuk ishte në pankinë pas operacionit që i është nënshtruar: “Mendoj se i mungojmë, edhe neve me raste na mungon, pra mezi presim të na bashkohet”, u shpreh Haaland.
Vijon të zhgënjejë në mënyrë të pabesueshme Chelsea. Nuk kanë asnjë efekt milionat, lojtarët e rinj apo trajneri i ri, historia mbetet e njëjtë. Blutë pësuan humbjen e radhës, këtë herë nga Nottingham 0-1 në shtëpi. 4 ndeshje 4 pikë për ekipin e Brojës.
()