Fri, May 9, 2025

Shqipëria me rritjen më të madhe të pasagjerëve në rrugë ajrore, Rama nxjerr shifrat: +116%, lajm fantastik!

  • PublishedSeptember 3, 2023

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka ndarë lajmin se tabela e korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje prej 116% për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019,

Sakaq kryeministri ka falënderuar të gjithë për arritjen, teksa bën thirrje për përmirësim të rezultatit.

Postimi i Edi Ramës:
Lajm fantastik!
Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt vitit 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116%!

Faleminderit të gjithëve që e keni bërë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja! 🦅 Shqiponja po fluturon lart

Shq
Shq

AlbaniaWeb.net