Fri, May 9, 2025

Zyrtare, Dinamo City ndërhyn në merkato, vjen mesfushori

  • PublishedSeptember 3, 2023

Dinamo City ndërhyn në merkato. Dinamovitët ia kanë dalë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar nga Senegali, Bakary Goudiaby. Bakary, së fundmi është aktivizuar në vendin e tij, duke vëshur fanellën e Teungueth.

Dinamo City synon që të bëjë një sezon pozitiv, pas një vere të gjatë dhe me mjaft impenjime, ku nuk munguan ndryshimet e mëdha në strukturë.

Postimi:

FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin senegalez, Bakary Goudiaby.
Mesfushori 21-vjeçar vjen në Shqipëri pas eksperiencës me ekipin Teungueth Fc në premierligën e Senegalit, ku sëfundmi ishin edhe fitues të kupës.
Bakary Goudiaby është pjesë e kombëtares U-20 të Senegalit dhe do të jetë një përforcim me vlerë për 18 herë kampionët e Shqipërisë!

()

 

AlbaniaWeb.net