Wed, Apr 23, 2025

Qeveria i transferoi Bashkisë Durrës 8.2 milion euro për kanalizimet në Porto-Romano

  • PublishedSeptember 5, 2023

Këshillit i Ministrave vendosi në fund të gushtit transferimin e një fondi me vlerë 892 milion lekë, për rehabilitimin e kanaleve në zonën e Porto-Romanos, Kënetës dhe rrjetit të ujërave të shiut në qytetin e Durrësit. Si pas vendimit të qeverisë financimi në Porto-Romano dhe në Ish-Kënetë do të përqendrohet në ndërtimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit, që përfshin kanalet bujqësore të cilat me popullimin e zonës pas vieteve’ 90 “ndryshuan destinacion” dhe përveç ujit të shiut aty shkarkohen pa ndërprerje .

Një investigim i , i publikuar pak javë para vendimit të qeverisë, gjeti se pavarësisht investimeve prej dhjetra milion eurosh dhe planeve të kryeministrit për ta kthyer Durrësin në një “Dubai të vogël”,  vetëm 54% e qytetit ishte e mbuluar me kanale ujërash të ndotura, ndërsa pjesa tjetër derdhet në natyrë e përfundonte në detë.  Ekspertët e mjedisit vunë në dukje se mungesa e kanalizimeve shkakton ndotje të lartë organike të ujërave sipërfaqësore si pasojë e shkarkimeve urbane të patrajtuara dhe vlerat e tejkalojnë normën e lejuar në stacionin e monitorimit në Porto-Romano.

Vendimi i qeverisë për të ndërhyrë në këtë infrastrukturë u mor më 30 gusht dhe erdhi si një pikë shtesë në vendimin e marrë më herët më 18 shator 2021, përmes të cilit u vendos që Bashkisë Durrës t’i transferohej fondi me vlerë 398 milionë lek pa TVSH.  Fondi i investimit është marrë nga buxheti i rindërtimit dhe e gjithë ndërhyrja parashikohet të kushtojë 1.9 miliardë lek ose rreth 18.4 milion euro.

Zonat e qytetit ku është përqendruar numri më i madh i popullsisë, si Shkozeti, Ish-Këneta, Porto-Romano dhe Spitalla, në pjesën më të madhe i derdhin ujërat e përdorura të banesave dhe bizneseve në kanalet e hapura bujqësore, të cilat përfundojnë më pas në det.  Gjithashtu stacioni i pompimit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Ish-Kënetë, i shkarkon ujërat e zeza në kanalin bujqësor, duke përfunduar më pas në det përmes hidrovorit në Porto-Romano. Ndërsa qyteti vijon të përballet me përmbytje në rastet e shirave të dendur, duke i ndotur rrugët e qytetit me ujëra të zeza, për shkak të fryrjes së kanalizimeve dhe të pusetave, pasi ujërat e zeza dhe të shiut mblidhen në të njëjtin rrjet kanalizimesh.