Fri, May 9, 2025

Gjendet pa jetë një person në rezervuarin e Gjançit në Korçë, detajet e para

  • PublishedSeptember 6, 2023

Një person është gjetur i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se viktimë është një i moshuar që rezulton i larguar disa ditë më parë nga banesa.

Sipas policisë, nga këqyrja e trupit nuk ka rezultuar të ketë shenja dhune. Sakaq autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2023, rreth orës 17:30, në bregun e rezervuarit të Gjançit, Korçë, është konstatuar i pajetë, dyshohet i mbytur shtetasi N. N., 67 vjeç, banues në Korçë, i cili më datë 02.09.2023, ishte larguar nga banesa e tij.

Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit, do të transportohet drejt morgut, për të kryer ekspertizën mjekoligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

()

AlbaniaWeb.net