Wed, Jul 16, 2025

FOTO/ “Ky është futbolli jonë”, Spanja shkaktoi “tërmet” në Gjeorgji, mediat në delir: Historike!

  • PublishedSeptember 9, 2023

Në kulmin e kaosit që ka mbërthyer Spanjën, pas skandalit me presidentin e federatës. Luis Rubiales, “furia e kuqe” shkaktoi “termet 7 balle” duke mposhtur Gjeorgjinë në transfertë me rezultatin e thellë 1-7. Spanja zbriti në fushe me një kapiten të ri, Alvaro Morata dhe ishte pikërisht sulmuesi i Atletico Madrid që realizoi golin e parë në minutën e 22-të. Pesë minuta më pas, një devijim me fat në zonë, solli dhe golin e dytë për ekipin e Luis de la Fuente. Iberikët ishin të papërmbajtshëm në pjesën e parë duke shënuar edhe dy herë të tjera. Dani Olmo me “dhunë”, në tentativën e tij të dytë, në minutën e 38-të, dërgoi shifrat në 3-0 ndërsa dy minuta më pas ishte sërish Morata që gjeti golin duke shënuar golin e katërt për Spanjën.

Morata
Morata

Gjeorgjia u përpoq të rikthehej në lojë, teksa më fillimin e pjesës së dytë ngushtuan diferencat, por vetëm kaq, pasi Spanja vijojë me ofensivën duke realizuar edhe tri herë të tjera. Morata në të 63-tën kompletoi “tripletën” e tij personale ndërsa dy minuta më pas Williams dërgoi shifrat në 1-6. Goli i fundit ishte i veçantë pasi u realizua nga talenti i Barcelonës.

Fff
Fff

16 vjeç e 57 ditë, Yamal i cili bëhet lojtari më i ri në historinë e UEFA që realizon një gol në kualifikuese, sigurisht lojtari edhe lojtari më i ri në historinë e Spanjës që aktivizohet në një sfidë zyrtare, por dhe shënon, thjeshtë një mbrëmje magjike për Spanjën dhe për Yamal.

“Ky është futbolli jonë”, shkruan Marca në faqen e parë. “Një ciklon”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS. “Historike”, shkruan Sport, titull shoqëruar me foton e Yamal.

()

AlbaniaWeb.net