Sat, May 10, 2025

“Asllani zëvendësuesi i Çalhës”, Inzaghi: Na i kërkuan shumë skuadra, s’është e thjeshtë që të…

  • PublishedSeptember 17, 2023

Interi triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj Milanit në derbin e zhvilluar ditën e sotme, teksa disa minuta pati edhe për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani, që zëvendësoi Çalhanoglunë, në minutën e 80-të.

Në lidhje më këtë zëvendësim, foli edhe trajneri Inzaghi, pas ndeshjes, i cili ndër të tjera u shpreh:

Zëvendësuesi i Çalhanoglusë? Si zëvendësues të tij kemi Asllanin, i cili është një djalosh të cilin e deshëm. Shumë skuadra na e kanë kërkuar, nuk është e thjeshtë që të gjesh hapësira. Ai po punon mirë dhe duhet të vazhdojë kështu. Kishim në pankinë Sensin dhe Klasen, do të zgjedh më të mirën në çdo ndeshje”, përfundoi Inzagi./P.sport

AlbaniaWeb.net