Fri, May 9, 2025

I pandalshëm në kampionatin e Azerbajxhanit, Belajdi Pusi “abonohet” me golin

  • PublishedSeptember 17, 2023

Sulmuesi shqiptar Belajdi Pusi ka shënuar sërish në kampionatin e Azerbajxhanit. Në minutën e 59′ të sfidës, teksa ekipi i tij ishte në avantazh, Pusi arriti të dyfishonte shifrat.

Sulmuesi e ka nisur ndeshjen sot që nga minuta e parë dhe duket se ka fituar besimin e trajnerit. Rikujtojmë që ky është goli i tij i tretë me fanellën e Turan Tovuz. Ndërkohë rezultati i ndeshjes tani është në bazazimin 2-2. PanoramaSport

AlbaniaWeb.net