Fri, May 9, 2025

Kamioni përplas ambulancën në Lushnje, ndërron jetë pacienti që po dërgohej në spital

  • PublishedSeptember 17, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pasi një kamion ka përplasur një autoambulancë në afërsi të qytetit të Lushnjes.

Për pasojë, pas përplasjes ka mbetur i vdekur pacienti që po transportohej me urgjencë drejt Tiranës.

Viktima është identifikuar të jetë Dashamir Koçaj, 77 vjeç, nga qyteti i Vlorës.

Përplasja ka ndodhur në kryqëzim të autostradës, Lushnje-Fier, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

AlbaniaWeb.net