Fri, May 9, 2025

Tregtonin heroinë nga apartamenti i tyre, përfundon në pranga çifti shqiptar në Itali

  • PublishedSeptember 17, 2023

Autoritetet policore në Torino të Italisë kanë vënë në pranga një çift shqiptarësh, pasi këta të fundit u kapën me më shumë se 2 kilogramë heroinë.

Mësohet se policia italiane ka arrestuar një 56-vjeçare shqiptare dhe partnerin e saj 61-vjeçar, pasi të dy dyshohen se shisnin lëndën narkotike nga apartamenti i tyre.

Brenda banesës së tyre u gjetën edhe disa gramë kokainë, si edhe mjetet përkatëse për ndarjen e drogës dhe përgatitjen e saj për shitje.

Sakaq, të dy shqiptarët janë arrestuar dhe akuzohen për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin e tyre.

AlbaniaWeb.net