VIDEO/ Barcelona “shkatërron” rivalin, ndaj Betis shënojnë të gjithë, katalanasit në krye të klasifikimit
Barcelona nuk fal dhe “shkatërron” me goleadë skuadrën e Betis. Në ndeshjen e radhës në La Liga, ekipi i Xavit ishte i papërmbajtshëm në fushë, duke fituar 5-0 para spektatorëve të vet.
Pjesa e parë dhuroi golat e Joao Felix dhe të zakonshmit Lewandowski. Në pjesën e dytë, emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Torres, Raphinha dhe Cancelo.
Me këtë rezultat, Barcelona kryeson kampionatin me 13 pikë dhe ndeshja e radhës rezervon një përballje në shtëpi ndaj Celta Vigos. Në krahun tjetër, Betis e vendit të 9-të sfidon Cadiz.
()