Zjarri masiv përfshin kodrat e Vajkanit në Fier, flakët ‘përpijnë’ sipërfaqe me shkurre dhe ullishte

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Vajkanit në Fier.
Zjarri është përhapur me shpejtësi duke bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit duke shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullishte.
Në vendngjarje ndodhen 5 automjete zjarrfikëse të Fierit, Lushnjës dhe Rroskovecit të cilat po punojnë për neutralizimin e plotë të flakëve.
()
 
                        
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						