Fri, Sep 20, 2024

Imperativi e BE-së

  • PublishedSeptember 21, 2023

Debati se si duhet të reformohet -ja është tani i hapur. Më 19 shtator, raporti i titulluar “Lundrim në det të hapur: Reformimi dhe zgjerimi i BE-së për shekullin XXI”, i prezantuar nga një “grup prej dymbëdhjetë” ekspertësh franko-gjerman, i nxitur nga ministrat e Evropës të Francës dhe Gjermanisë, Laurence Boone dhe Anna Lührmann, u diskutua në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së. Ai është kontributi më domethënës, konkret në valën e deklaratave për nevojën që BE-ja të bëjë zgjedhje të guximshme gjeopolitike, gjeostrategjike, nëse dëshiron të mbetet e rëndësishme në skenën botërore.

Raporti studion se si BE-ja mund të bëhet “gati për zgjerimin” deri në vitin 2030, një datë që Presidenti i Këshillit të BE-së sugjeroi së fundmi në Forumin e Sigurisë në Bled, Slloveni.

Ai përshkruan drejtpërdrejt hapat e nevojshëm që çojnë në thellimin përpara zgjerimit të BE-së. Theksi mbi respektimin e vlerave themelore të BE-së për sundimin e ligjit dhe demokracinë, si në shtetet anëtare ashtu edhe në vendet kandidate, përforcon të gjithë qasjen e raportit.

Për ta përmbledhur, nëse BE-ja nuk mund t’i mbajë këto vlera përmes rregullave dhe procedurave, ajo nuk do ta përmbushë misionin e saj.

Një zgjim i vrazhdë

Sulmi brutal i Rusisë, një fuqi bërthamore, ndaj Ukrainës, një vend sovran evropian me 43 milionë banorë, ishte një zgjim i vrazhdë. Në fakt, ai filloi në vitin 2014 me aneksimin e Krimesë. Ky agresion përmbysi të gjitha iluzionet për paqe në kontinentin evropian. Thënia e famshme e Montesquieu për “les doux effets du commerce”, ose efektet qetësuese të tregtisë intensive midis vendeve që do të çonin në shmangien e konfliktit për shkak të ndërvarësisë, u rezultoi të ishte e gabuar në fillim të shekullit të 21-të.

Ata që besonin në një Rusi të gatshme për të pranuar rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla ndërkombëtare, nuk ia vunë veshin deklaratave të Vladimir Putinit në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të shkurtit 2007, kur ai shpalli “Zeitenwende”-t e tij, ose pikëpamje krejtësisht të ndryshme për botën.

Komisioni Evropian nën drejtimin e e deklaroi veten kur erdhi në detyrë në 2019 si “gjeopolitik”, duke qenë i vetëdijshëm për botën në ndryshim me të cilën po përballej. BE-ja thjesht nuk mund të vazhdonte më si zakonisht. Duhet kohë që BE-ja të veprojë dhe, siç thotë shprehja, ajo është formuar dhe forcuar përmes krizave. Megjithatë, agresioni rus e zgjoi atë në mënyrë dramatike nga vetëkënaqësia dhe çoi në një shkallë uniteti që nuk ishte parë në BE që kur ajo u përball me Brexit-in.

Zgjim nga koma

Presidentja e Komsionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Foto: www.president.gov.ua.

Zgjerimi i BE-së është përshëndetur si një nga politikat e saj më të suksesshme. Megjithatë, në dekadën e fundit që kur Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua në vitin 2013, BE-ja është përshkruar në mënyra të ndryshme si në gjendje kome ose të fjetur. Procesi kishte humbur besueshmërinë.

Edhe disa euro-entuziastë në Ballkanin Perëndimor, vende kandidate apo kandidate potenciale, kanë humbur besimin në perspektivën e anëtarësimit në BE si shtete anëtare të plota, pavarësisht nga mbështetja e lartë publike për anëtarësimin. Reduktimi i përpjekjeve në vendet kandidate kanë ngritur gjithashtu dyshime nga ana e BE-së nëse liderët në vendet kandidate janë seriozë në lidhje me dëshirën e tyre për t’u anëtarësuar.

Është koha për një përpjekje të re të përbashkët: reformat duhet të zbatohen si në BE ashtu edhe në vendet kandidate, ndërsa duhet të krijohen sa më shpejt lidhje më të ngushta për të mbështetur tranzicionin dhe për t’i afruar vendet kandidate me BE-në hap pas hapi.

Raporti, “Lundrim në det të hapur: Reformimi dhe zgjerimi i BE-së për shekullin XXI”, bën disa sugjerime interesante përtej marrëdhënieve të zakonshme qeveri-qeveri: përfshirja e qytetarëve nga vendet kandidate në demokracinë pjesëmarrëse do të ishte një hap i rëndësishëm. Partneritete/mentorim/binjakëzim midis vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate…

BE-ja duhej të reagonte ndaj dëshirës së Ukrainës dhe Moldavisë që dëshironin të fillonin menjëherë procesin për t’u anëtarësuar në BE, gjë të cilën ukrainasit e kishin shprehur qartë tashmë në protestat e Euromaidanit në dimrin 2013-2014 në Kiev. Ndërkohë, shtimi i tensioneve gjeopolitike dhe shtimi i agresionit rus kanë çuar gjithashtu në një rivlerësim të rëndësisë strategjike të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Besueshmëria e BE-së si një aktor global në një botë të dominuar në aspektin e sigurisë nga SHBA-ja dhe Kina është në rrezik. Nëse BE-ja nuk është në gjendje të reformojë veten dhe në të njëjtën kohë të kryejë konsolidimin e saj përmes një procesi të bazuar në merita, ajo do të humbasë ndikimin, edhe pse ekonomia e saj është më e forta pas SHBA-së, por me një popullsi në tkurrje që përfaqëson aktualisht 7 për qind të totali global.

Zgjerimi i pritshëm tashmë i BE-së me Ukrainën, Moldavinë (potencialisht Gjeorgjinë) dhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor do ta sillte numrin e vendeve anëtare në 35 ose 36. Prandaj, BE-ja, thekson raporti, duhet të veprojë pa vonesë, me njohjen e plotë të kompleksiteteve të përfshira. Nëse hapësira lihet e hapur, dhe Kina në veçanti do ta përdorin këtë për të vepruar si prishës dhe për të demonstruar dobësinë e BE-së dhe për të krijuar probleme sigurie në territorin evropian.

Që të rifitojë besueshmërinë, BE-ja duhet të ketë një të suksesshëm të një ose dy vendeve në vitet e ardhshme deri në vitin 2030. , një vend me vetëm 600,000 banorë, është kryesuesi në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Moldavia, një vend me 2.1 milionë banorë, duket kandidati tjetër më i mundshëm së bashku me Maqedoninë e Veriut. Nëse këto vende do të plotësonin kushtet e nevojshme, anëtarësimi i tyre do të tregonte se procesi është real dhe i besueshëm dhe do të nxiste konkurrencë mes kandidatëve të tjerë.

Ballkani Perëndimor është sot, me rënien dramatike demografike, me rreth 16 milionë banorë, që është afërsisht gjysma e popullsisë aktuale të vlerësuar të Ukrainës. Këto janë renditje krejtësisht të ndryshme madhësie. Pranimi i Ukrainës në një situatë të parashikueshme të pasluftës kërkon ndryshime thelbësore në shumë politika dhe instrumente kyçe të BE-së.

Dhënia e një date për bisedimet e pranimit për Ukrainën dhe Moldavinë nga Këshilli i BE-së dhjetorin e ardhshëm do të ishte një mesazh vendimtar gjeopolitik solidariteti për njerëzit e këtyre dy vendeve si dhe për Rusinë për angazhimin dhe vendosmërinë e BE-së për t’u konsoliduar.

Për sa i përket sigurisë së përgjithshme të BE-së dhe qëndrimit global, kostoja e moszgjerimit duhet të merret seriozisht në konsideratë. Kjo është arsyeja pse ky raport i “grupit të dymbëdhjetëve” hap rrugën drejt një BE-je të reformuar dhe të gatshme për të përballuar sfidat e atyre, pikëpamjet e të cilëve kundërshtojnë një shoqëri demokratike të bazuar në rregulla.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.