Sun, May 18, 2025

Detajet nga krimi në Durrës, viktima, nipi i ‘Arapit të Sukthit’ të skeduar për vrasje

  • PublishedSeptember 27, 2023

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 38-vjeçarit në Durrës. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se viktima, Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth. 38-vjeçari është nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.

()

AlbaniaWeb.net