FOTOT/ Kamionçina përplaset me motorin, një i plagosur në Korçë-Maliq
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Maliq në afërsi të fshatit Symiz.
Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet (kamionçinë) dhe një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për se i plagosuri është transportuar në spital ndërsa policia po bën veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha drejtuesi i motorit është jashtë rrezikut për jetën.
()