Mon, Nov 24, 2025

Vrasje me armë zjarri në Sukth, 38 vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital (EMRI)

Vrasje me armë zjarri në Sukth, 38 vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital (EMRI)
  • PublishedSeptember 27, 2023

38-vjeçari Fatjon Dervishi ka humbur jetën mesnatën e sotme (e mërkurë) në Sukth.

Njoftimi i Policisë

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

AlbaniaWeb.net